Salsano i bën sugjerimin epik Ledionit, ja çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme në BBV

Nën moderimin e prezantuesit, Ledion Liço, mbrëmjen e sotme do të transmetohet ‘live’ spektakli maratonë i “Big Brother Vip”, ku do të diskutohen gjithë dinamikat që kanë ndodhur në shtëpi gjatë javës që lamë pas. Që me nisjen e këtij formati prezantimi i të cilit, ju besua Liços, ky i fundit ka qenë një ndër […]

Prill 23, 2024 - 14:15
 0
Salsano i bën sugjerimin epik Ledionit, ja çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme në BBV

Nën moderimin e prezantuesit, Ledion Liço, mbrëmjen e sotme do të transmetohet ‘live’ spektakli maratonë i “Big Brother Vip”, ku do të diskutohen gjithë dinamikat që kanë ndodhur në shtëpi gjatë javës që lamë pas.

Që me nisjen e këtij formati prezantimi i të cilit, ju besua Liços, ky i fundit ka qenë një ndër personazhet më të komentuar.

Disa momente të tij nga transmetimi i “Big Brother Vip” madje po bëjnë xhiron e rrjetit në rrjete sociale, kjo për shkak të disa shprehjeve tipike të tij, që u ngjasojnë shumë edhe atyre të zhargonit të përditshëm që përdorim ne qytetarët, në biseda me miq dhe jo vetëm.

Siç tashmë e dini, spektakli mbyllet me një shprehje të thënë nga Ledioni, të cilat gjithashtu janë bërë virale në TikTok. Mirëpo sot prezantuesi ka marrë një sugjerim nga aktori dhe prezantuesi i “Portokalli”, Salsano Rrapi i cili në një postim në “Instastory” shkruan me humor shprehjen që do të duhet ta mbyllë sot Ledioni spektaklin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.