Sam Asghari flet për herë të parë për divorcin me Britney Spears

Ditën e djeshme në mediat rozë u publikua lajmi se këngëtarja Britney Spears është ndarë nga bashkëshorti i saj, 29-vjeçari Sam Asghari.Këtë gjë e ka konfirmur dhe vetë modeli dhe trajneri i fitnesit pranoi se se martesa me Britney Spears ka marrë fund. Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, modeli dhe trajneri i […]

Gusht 18, 2023 - 11:28
 0
Sam Asghari flet për herë të parë për divorcin me Britney Spears

Ditën e djeshme në mediat rozë u publikua lajmi se këngëtarja Britney Spears është ndarë nga bashkëshorti i saj, 29-vjeçari Sam Asghari.
Këtë gjë e ka konfirmur dhe vetë modeli dhe trajneri i fitnesit pranoi se se martesa me Britney Spears ka marrë fund.

Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, modeli dhe trajneri i fitnesit pranoi se dëshira për privatësi “duket qesharake”, por kërkoi që media të jetë “dashamirëse”.

“Pas gjashtë vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur t’i japim fund rrugëtimit tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për secilin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirat. Gjërat ndodhin. Të kërkosh privatësi duket qesharake, kështu që unë thjesht do të kërkoj që të gjithë, përfshirë mediat, të jenë dashamirës,” tha ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.