Samiti i BE nën hijen e luftës, vendet e unionit të përçarë mbi konfliktin Izrael-Hamas

Liderët e BE takohen të enjten në Bruksel, për një samit të eklipsuar nga lufta Izrael-Hamas dhe nga dështimi i bllokut për të projektuar një front të bashkuar. Për javë, qëndrimi i Bashkimit Europian mbi luftën është shënuar nga mesazhe të ndryshme, gafa diplomatike dhe këndvështrime kontradiktore kombëtare mbi konfliktin. Por pas mosmarrëveshjeve, liderët synojnë […]

Tetor 26, 2023 - 12:30
 0
Samiti i BE nën hijen e luftës, vendet e unionit të përçarë mbi konfliktin Izrael-Hamas

Liderët e BE takohen të enjten në Bruksel, për një samit të eklipsuar nga lufta Izrael-Hamas dhe nga dështimi i bllokut për të projektuar një front të bashkuar. Për javë, qëndrimi i Bashkimit Europian mbi luftën është shënuar nga mesazhe të ndryshme, gafa diplomatike dhe këndvështrime kontradiktore kombëtare mbi konfliktin. Por pas mosmarrëveshjeve, liderët synojnë të dakordësohen mbi një pozicion të përbashkët. Çështja më e debatuar është nëse do të mbështesin një armëpushim apo një pauzë humanitare në luftime.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Mishel tha se përkeqësimi i situatës humanitare në Gaza përbën shqetësim kryesor, dhe udhëheqësit janë të përkushtuar për të lehtësuar qasjen ndaj ushqimit, ujit, medikamenteve dhe karburantit. Ata shpresojnë se kjo do të krijojë kushte më të sigurta për lirimin e më shumë se 200 pengjeve që po mbahen nga Hamasi, shumë prej të cilëve edhe me shtetësi europiane.

Kryeministri në detyrë i Spanjës Pedro Sanchez kërkon armëpushim humanitar, por disa të tjerë kanë rezerva se thirrja për armëpushim mund të shihet si kufizim i së drejtës së izraelit për t’u vetëmbrojtur. Gjermania, Austria, Hungaria dhe Çekia kanë qëndrime të forta në mbrojtje të Izraelit.
/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.