Samiti i OSBE në Shkup, Lavrov nuk u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, nuk u ndal për deklaratë para gazetarëve gjatë hyrjes së tij në sallën “Boris Trajkovski”, ku po mbahet Këshilli i 30-të Ministror i OSBE-së. Lavrovit megjithëse iu drejtuan disa pyetje nga gazetarët, ai u largua pa u përgjigjur. Pjesëmarrja e Lavrovit shkaktuar debate e reagime të [...]Read More...

Nëntor 30, 2023 - 11:18
 0

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, nuk u ndal për deklaratë para gazetarëve gjatë hyrjes së tij në sallën “Boris Trajkovski”, ku po mbahet Këshilli i 30-të Ministror i OSBE-së.

Lavrovit megjithëse iu drejtuan disa pyetje nga gazetarët, ai u largua pa u përgjigjur.

Pjesëmarrja e Lavrovit shkaktuar debate e reagime të shumta, nëse Rusia me pjesëmarrjen në këtë samit, po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Ukraina dhe shtetet baltike në shenjë pakënaqësie nuk kanë dërguar ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Ministror.

Punimet e Samitit kanë nisur jozyrtarisht të mërkurën në mbrëmje, me një darkë joformale dhe fotografi familjare, në epiqendër të së cilës ishte sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, por jo edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov pasi avioni me të cilin ai fluturonte ende nuk kishte arritur në Shkup.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.