Samiti i Rinisë në NATO, ambasada e SHBA: Aplikoni për të fituar një vend të paguar në Miami ose Stokholm

NATO do të bashkëorganizojë Samitin e Rinisë së NATO-s të këtij viti më 13 maj në Miami, Florida dhe Stokholm, Suedi. Ambasad e SHBA-së në Tiranë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ftoi të rinjtë të bashkohen me sfidën e Samitit të Rinisë së NATO-s, për një shans për të fituar një vend të paguar […]

Prill 7, 2024 - 11:15
 0
Samiti i Rinisë në NATO, ambasada e SHBA: Aplikoni për të fituar një vend të paguar në Miami ose Stokholm

NATO do të bashkëorganizojë Samitin e Rinisë së NATO-s të këtij viti më 13 maj në Miami, Florida dhe Stokholm, Suedi.

Ambasad e SHBA-së në Tiranë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ftoi të rinjtë të bashkohen me sfidën e Samitit të Rinisë së NATO-s, për një shans për të fituar një vend të paguar në një nga dy qytetet ku do ndodhë samiti.

“Të rinjtë nga mosha 18 deri në 35 vjeç ftohen të paraqesin propozime krijuese duke shpjeguar se cili është roli i tyre në formimin e një të nesërmeje të sigurt. Mos e humbisni këtë mundësi për të marrë pjesë”, thuhet në njoftimin e amabasadës së SHBA-së në Tiranë.

Ambasada njofton se aplikimet do të pranohen deri më 16 prill 2024 dhe fituesit do të zgjidhen dhe do të njoftohen deri më 22 prill 2024.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.