Sanchez merr parlamentin/ Socialistët në Spanjë-marrëveshje me Carles Puigdemont

Partia Socialiste e Punëtorëve arriti fitoren e parë në Parlament që pas zgjedhjeve kombëtare që u mbajtën në Spanjë. Francina Armengol, e propozuar nga partia e kryeministrit në pushtet, Pedro Sanchez, mori shumicën e votave në raundin e pare për tu zgjedhur kryetare. Kandidatja socialiste mori mbështetjen e plotë të partive të majta dhe të […]

Gusht 17, 2023 - 21:14
 0
Sanchez merr parlamentin/ Socialistët në Spanjë-marrëveshje me Carles Puigdemont

Partia Socialiste e Punëtorëve arriti fitoren e parë në Parlament që pas zgjedhjeve kombëtare që u mbajtën në Spanjë.

Francina Armengol, e propozuar nga partia e kryeministrit në pushtet, Pedro Sanchez, mori shumicën e votave në raundin e pare për tu zgjedhur kryetare.

Kandidatja socialiste mori mbështetjen e plotë të partive të majta dhe të nacionalistëve, përfshirë partinë “bashkë për katalonjën”.
Mediat spanjolle thonë se Partia Socialiste ka arritur një marrëveshje mëngjesin e të enjtes me partinë e Karles Puzhdemun

Në këmbim të mbështetjes, socialistët premtuan të promovojnë përdorimin e gjuhës katalanase në Parlament, si dhe ti japin fund represonit mbi referendumin të mbajtur në Katalonjë.

Më 23 korrik, asnjë grup politik nuk siguroi votat për të formuar qeverinë e re. Partitë e majta dhe të djathta kanë pothuajse të njëjtin numër vendesh në Parlament dhe nacionalistët e Puzhdemun duan ta shesin mbështetjen për një ofertë të lartë.

Tashmë Pedro Sanchez do të kërkojë nga Mbreti mandatin për formimin e qeverisë së re.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.