“Sanksionet kanë dështuar”, ministri italian bën thirrje për negociata me Putinin

Ministri italian i mbrojtjes tha se sanksionet ekonomike kundër Rusisë kanë dështuar dhe i bëri thirrje Perëndimit të përpiqet më shumë për të

Maj 6, 2024 - 10:45
 0
“Sanksionet kanë dështuar”, ministri italian bën thirrje për negociata me Putinin

Ministri italian i mbrojtjes tha se sanksionet ekonomike kundër Rusisë kanë dështuar dhe i bëri thirrje Perëndimit të përpiqet më shumë për të negociuar me presidentin Vladimir Putin për një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Guido Crosetto i tha gazetës së përditshme Il Mesaggioro se Perëndimi gabimisht besonte se sanksionet e tij mund të ndalonin agresionin e Rusisë, por gjithashtu se mbivlerësonte ndikimin e saj ekonomik në botë.

“Në vend të kësaj… e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë krizë është që të gjithë të përfshihen, së pari për të arritur një armëpushim dhe më pas paqe”, tha Crozeto.

Duke iu përgjigjur mungesës së vullnetit të Putinit për të negociuar, Crozeto u përgjigj se kjo është një arsye e mirë për të provuar më shumë.

Megjithatë, Crosetto mbrojti vendimin e Italisë për të vazhduar dërgimin e armëve në Ukrainë, duke thënë se qëllimi ishte të fitohej “kohë dhe kushte për të arritur një armëpushim dhe paqe”.

Në komente të tjera, Crozetto tha se nëse trupat ruse pushtojnë Kievin, kjo do të çonte në mënyrë të pashmangshme në konflikt me kombet e tjera, të cilat nuk do të pranonin tanke ruse në kufijtë e tyre. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.