Sara Hoxha: Martesa ime me Ledionin u shit si historia e Hirushes, që ai u martua me një nga pronaret e Top Channel

Sara Hoxha, e ftuar në “Më lër të flas” u është përgjigjur shumë pyetjeve, mes tyre dhe për bashkëshortin Ledion Liço. Ajo konfirmuar faktin që edicionin e tretë të “BBVA” do e moderojë Ledion Liço dhe rikthimin e tij në ekran. Fillimisht, ajo pranoi se bashkëshorti i saj, Ledion Liço, do të jetë moderatori i spektaklit: “Po, […]

Janar 2, 2024 - 16:41
 0
Sara Hoxha: Martesa ime me Ledionin u shit si historia e Hirushes, që ai u martua me një nga pronaret e Top Channel

Sara Hoxha, e ftuar në “Më lër të flas” u është përgjigjur shumë pyetjeve, mes tyre dhe për bashkëshortin Ledion Liço.

Ajo konfirmuar faktin që edicionin e tretë të “BBVA” do e moderojë Ledion Liço dhe rikthimin e tij në ekran.

Fillimisht, ajo pranoi se bashkëshorti i saj, Ledion Liço, do të jetë moderatori i spektaklit:

“Po, Ledioni do të moderojë “BBVA 3”, tha ajo, duke cekur edhe rikthimin e tij në televizion:

“Rikthimi i Ledionit në televizion nuk është kërkësë e imja personale. Ai është shkëputur nga televizioni.

Mund të jem edhe unë arsyeja dhe gjendja ime emocionale. Historia jonë është shitur si histroria e Hirushes që u martua me një nga pronaret e institucionit ku punonte dhe jeta e tij do shkonte vaj.

Por një njeri që ka pasur ëndrra e të mëdha, që ka lënë Ersekën për Tiranën dhe ka gjetur “Amerikën” e tij dhe jetën e tij në Top Channel, ku ka punuar për 20 vite”.

Ajo shtoi se kjo dekadë që kanë lënë pas nuk ka qenë e lehtë për ta:

“Nuk ka qenë i lehtë ky 10-vjeçar që ne kemi lënë pas. Ledioni është një profesionist, është më i miri në punën që bën, unë e them këtë me modesti”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.