Sardi Strugaj dhe Semi Jaupaj në një lidhje dashurie?

Ndoshta në showbizin shqiptar mund të kemi një çift të ri. Po flasim për Semi Jaupajn dhe Sardi Strugajn dhe dyshimet janë ngritur në ‘Dancing with the stars’ mbrëmjen e djeshme. 7 çifte çerekfinaliste kërcyen me një person të tyre të afërt dhe Sardi kishte zgjedhur mikeshën e tij prej 11 vitesh, Semi Jaupaj. Me një […]

Dhjetor 16, 2023 - 16:38
 0
Sardi Strugaj dhe Semi Jaupaj në një lidhje dashurie?

Ndoshta në showbizin shqiptar mund të kemi një çift të ri. Po flasim për Semi Jaupajn dhe Sardi Strugajn dhe dyshimet janë ngritur në ‘Dancing with the stars’ mbrëmjen e djeshme.

7 çifte çerekfinaliste kërcyen me një person të tyre të afërt dhe Sardi kishte zgjedhur mikeshën e tij prej 11 vitesh, Semi Jaupaj. Me një freestyle plot emocion, ata rrëmbyen 35 pikë dhe morën kryesisht komente pozitive.

Por, komentet që morën vëmendje ishin ato të Olta Gixharit, e cila nuk nguroi t’i ngacmonte, pas kimisë që shfaqën në performancën në skenën e “Dancing With The Stars” dhe kalimit dorë për dore në tapetin e kuq të filmit “5 Herë Jo”.

Olta: Vetëm kërcim miqsh nuk m’u duk, shkoni në premierë për dore, keni një kimi bashkë. Me shokët e mi nuk kam këtë marrëdhënie.

Semi: Kemi disa projekte bashkë.

Olta: Flini bashkë që të dalë projekti sa më bukur? Kishit kimi bashkë, pashë Sardin të posedonte.

Iliri: Ishte performancë e lezetshme.

Iliri: Për mendimin tim kontrolloi gjithçka që treguat, kot u ndatë.

Olta: Ju të njishit do të kaloni nga Iliri.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.