Sazan Guri reagon ndaj peticionit për të larguar sharlatanët nga ekrani: S’ma mbyll gojën askush mua, ju betohem si Papa Kristo Negovani

Sazan Guri ka reaguar pas një peticioni drejtuar AMA-s, që të largohen nga televizioni njerëz sharlatanë, mes të cilëve, profesor Guri vetëidentifikohet. “Siç po e shikoni në media, grupe me emër akademik dhe publik po na sulmojnë sikur kemi bërë tradhti ndaj kombit, duke na akuzuar me akuza alla fqinjësh jugor e verior, se: -Gjuha […]

Shkurt 21, 2024 - 18:12
 0
Sazan Guri reagon ndaj peticionit për të larguar sharlatanët nga ekrani: S’ma mbyll gojën askush mua, ju betohem si Papa Kristo Negovani

Sazan Guri ka reaguar pas një peticioni drejtuar AMA-s, që të largohen nga televizioni njerëz sharlatanë, mes të cilëve, profesor Guri vetëidentifikohet.

“Siç po e shikoni në media, grupe me emër akademik dhe publik po na sulmojnë sikur kemi bërë tradhti ndaj kombit, duke na akuzuar me akuza alla fqinjësh jugor e verior, se:

-Gjuha shqipe nuk është e lashtë;

Se e vërteta mbi historinë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve është vetëm si e thonë ata, dhe çdo alternativë tjetër është “sharlatinizëm”! As shqiptarët dhe as gjuha e tyre nuk janë të parët, pavarësisht se e tha Makroni, kur erdhi dhe dhjetra institucione e studiues më me zë të botës!

Fundja, pse nuk i përgjigjeni atyre, por merreni me ne që të mbyllim gojën, e cila kurrë nuk do të ndodh të dashur miq që rrini e flini dhe nuk bëzajni, por ju betohem – ashtu si Papa Kristo Negovani.

Nuk kërkojmë mbrojtje nga asnjeri nga ju, se mua më mbron Ai lart!

Ndoshta, Ai mund ta vonojë mbrojtjen, sepse Ai e di kur e sjell, por ju duhet të mbroni veten tuaj që po ju marrin çdo gjë, po ju dëbojnë, po ju bëjnë të ardhur, po ju bëjnë të zbritur nga malet më 1900 dhe po ju lënë pa rrënjë që të shpërndaheni si gjethe lisi dhe jo të rrini si rrënjë lisi”, thotë profesor Guri në reagimin e tij./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.