Scholz: Pas 20 vitesh, blloku të anëtarësojë më në fund Ballkanin Perëndimor në BE

Pas samitit të Komunitetit Politik Europian, ditën e enjte, në Granada të Spanjës, sot takohen liderët e bllokut. Në fokus të bisedimeve do të jenë çështjet më sfiduese të BE-së, si emigracioni, zgjerimi dhe gjeopolitika. Pavarësisht përparimit të arritur në negociatat për një reformë mbi emigracionin, çështja shkakton ndasi të thella në bllok dhe mbetet […]

Tetor 6, 2023 - 15:25
 0
Scholz: Pas 20 vitesh, blloku të anëtarësojë më në fund Ballkanin Perëndimor në BE

Pas samitit të Komunitetit Politik Europian, ditën e enjte, në Granada të Spanjës, sot takohen liderët e bllokut.

Në fokus të bisedimeve do të jenë çështjet më sfiduese të BE-së, si emigracioni, zgjerimi dhe gjeopolitika.

Pavarësisht përparimit të arritur në negociatat për një reformë mbi emigracionin, çështja shkakton ndasi të thella në bllok dhe mbetet për t’u parë nëse liderët do të pajtohen për një deklaratë të përbashkët.
Në samitin e 6 tetorit, mund të flitet edhe për situatën në Kosovë, teksa shumë shtete anëtare kanë shtuar presionin për të vendosur sanksione ndaj Serbisë.

Një prej çështjeve më të rëndësishme në agjendë është zgjerimi dhe idetë e ndryshme për reforma të mundshme, në mënyrë që blloku të mbetet operacional nëse BE-së i shtohen më shumë vende.

Shumë liderë të bllokut përfshirë edhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, janë shprehur në prag të takimit se “edhe BE-ja, edhe vendet kandidate, duhet ta kryejnë pjesën e tyre të punës“.

Disa thonë se viti 2030 , i përmendur nga presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, si afat për zgjerimin, është një shtytje e mirë politike.

Në një deklaratë në prag të samitit, kancelari gjerman, Olaf Sholz, theksoi se BE-ja duhet të finalizojë më në fund, anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.