Scholz thirrje për armëpushim në Gaza gjatë Ramazanit: E papranueshme që myslimanët të ndihen të pasigurtë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës për periudhën e Ramazanit. Gjatë një video-mesazhi kancelari gjerman tha se muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për meditim dhe reflektim ndërsa shtoi se “nisja e agjërimit është një gjest i bukur për bashkëjetesë paqësore dhe kohezion”. “Dëshiroj ta […]

Mars 11, 2024 - 09:45
 0
Scholz thirrje për armëpushim në Gaza gjatë Ramazanit: E papranueshme që myslimanët të ndihen të pasigurtë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës për periudhën e Ramazanit.

Gjatë një video-mesazhi kancelari gjerman tha se muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për meditim dhe reflektim ndërsa shtoi se “nisja e agjërimit është një gjest i bukur për bashkëjetesë paqësore dhe kohezion”.

“Dëshiroj ta dini: ju nuk jeni vetëm në këtë, shumë njerëz në Gjermani ju simpatizojnë”, tha Scholz.

Në këtë kontekst, kancelari bëri thirrje për një armëpushim në Lindjen e Mesme gjatë Ramazanit. Kjo, tha ai, do të siguronte që pengjet izraelitë të rrëmbyer nga Hamasi do të liroheshin dhe se më shumë ndihma humanitare do të arrinte në Gaza.

Ai gjithashtu deklaroi se është e papranueshme që muslimanët e vendit të ndihen të pasigurt për të ardhmen e tyre.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.