“S’e kemi të sigurt jetën e djalit”/ 12-vjeçari u dhunua LIVE në TikTok nga një grup djemsh, rrëfehen prindërit me lot në sy: Në celularin e tij vijnë SMS kërcënuese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ku një 12-vjeçar është është dhunuar jashtë ambienteve të shkollës nga një grup djeshm dhe videot e të miturit janë publikuar në rrjetin social TikTok. Prindërit e 12-vjeçarit, në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, kanë treguar se si zbuluan dhunën që i biri përjetonte. Ata kanë […]

Qeshor 7, 2024 - 13:25
 0
“S’e kemi të sigurt jetën e djalit”/ 12-vjeçari u dhunua LIVE në TikTok nga një grup djemsh, rrëfehen prindërit me lot në sy: Në celularin e tij vijnë SMS kërcënuese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ku një 12-vjeçar është është dhunuar jashtë ambienteve të shkollës nga një grup djeshm dhe videot e të miturit janë publikuar në rrjetin social TikTok.

Prindërit e 12-vjeçarit, në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, kanë treguar se si zbuluan dhunën që i biri përjetonte.

Ata kanë deklaruar se i mituyri dhunohen nga djem të moshës 16-18 vjeç dhe e kanë denoncuar ngjarjen në polici, si dhe kanë kërkuar të merren masa, por sipas tyre çështja është pushuar nga prokuroria me motivin se dhunuesit janë nën moshë dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Nëna e 12-vjeçarit ka rrëfyer se i biri është dhunuar edhe herë të tjera, por sipas tij, adoleshentët e kanë kërcënuar që të mos tregonin.

Ajo frikësohet për jetën e të birit, ndërsa shprehet se kërcënimet kanë vazhduar nëpërmjet mesazheve te celulari i djalit.

“Djali që kur u rrah në mënyrë barbare nga 5-6 vetë, nuk është në gjendje të mirë. Ky grup e ka rrahur besoj më shumë se njëherë. Djali nuk tregonte, sepse e kërcënonin. Më përpara se të ndodhte ngjarja, djali ka thyer këmbën në orën e fiskulturës. Këta djem pretendojnë se i ka sharë. Arsyeja e vërtetë ka qenë se ata djem kërkonin lekë nga 10 mijë lekë për secilin, ku do i gjenim ne këta lekë. Ne kemi gjetur mesazhe të tilla. Ata djem janë problematikë në lagje e në shkollë.

Jam e zhgënjyer nga Prokuroria. Unë jetën e djalit tim nuk e kam të sigurt, sepse ata djem çdo pasdite vijnë si grup. Policia ka vepruar mirë, jam e zhgënjyer nga Prokuroria. Drejtoresha dhe zv drejtoresha na janë gjendur pranë, sepse kemi pësuar traumë. Asnjë prind i dhunuesve nuk ishte në mbledhje, edhe pse u kërkua. Kërcënimet kanë vazhduar nëpërmjet mesazheve te celulari i djalit”, tregoi nëna e të miturit.

Ndërsa babai i tij tregoi si zbuluan ngjarje: “Ne e mësuam ngjarjen vonë. Djali erdhi në shtëpi i enjtur, ishte me shenja gjithandej dhe ishte mbyllur në tualet. Na e tregoi vajza. Kur i thamë se çfarë ke, djali edhe nuk tregoi. Vajza i gjeti video në Tik Tok, ku shihej se rrihej në mënyrë barbare. Ne bëmë denoncim dhe pritëm sa pritëm dhe çështja është pushuar. Janë 6-7 djem që e rrahin djalin. Njëri nga dhunuesit është mbi 18 vjeç. Ai e ka grushtuar më shumë. Aty ka pasur edhe sende të forta. Shumica e atyre djemve janë në shkollë, janë më të rritur, janë në klasa të larta.”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.