Seanca në Apel, Beleri: Ndërgjegjen e kam të qetë, jam arrestuar me dëshirën e kryeministrit

Në seancën që po mbahet ditën e sotme në Apelin e GJKKO, Fredi Beleri ka përsëritur edhe një herë pretendimet se është arrestuar me “dëshirë të kryeministrit.” Teksa ndodhej pas hekurave, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, deklaroi se ndërgjegjen e ka të qetë, duke shtuar se provat janë të manipuluara. “Avokatja ishte shteruese, i […]

Qeshor 14, 2024 - 13:50
 0
Seanca në Apel, Beleri: Ndërgjegjen e kam të qetë, jam arrestuar me dëshirën e kryeministrit

Në seancën që po mbahet ditën e sotme në Apelin e GJKKO, Fredi Beleri ka përsëritur edhe një herë pretendimet se është arrestuar me “dëshirë të kryeministrit.”

Teksa ndodhej pas hekurave, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, deklaroi se ndërgjegjen e ka të qetë, duke shtuar se provat janë të manipuluara.

“Avokatja ishte shteruese, i paraqiti të gjitha pretendimet tona. Shikohet qartë që jam arrestuar me dëshirë të kryeministrit. Provat janë manipuluar dhe unë e kam ndërgjegjen time të qetë. Po ashtu, edhe ju që do të merrni një vendim, uroj ta keni ndërgjegjen e qetë.”

Ndërsa, avokatja e Belerit kërkoi që të rrëzohet vendimi i Shkallës së Parë dhe deklarimin e pafajshëm të klientit të saj, pasi siç u shpreh ajo,  fakti penal nuk ekziston.

Trupi gjykues në seancën e sotme kryesohet nga Daniela Shirka dhe anëtarë Dhimitër Lara dhe Ilirjana Olldashi.

Avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari, kërkoi përjashtimin e kryesueses Daniela Shirka, me pretendimin se nuk është caktuar me short, por çështja i është caktuar manualisht.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.