Seanca për Berishën / Ja kush janë dy avokatët e caktuar nga shtetit (EMRAT)

Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati, do të jenë dy avokatet e shtetit për procesin Berisha. Sot, në seancën e radhës gjyqësore në GJKKO, ish-kryeministri Sali Berisha do të përfaqësohet nga dy zonja. Ndaj Berishës ka nisur një hetim për akuzën e korrupsionit pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Mësohet se seanca është parashikuar […]

Tetor 26, 2023 - 10:30
 0
Seanca për Berishën / Ja kush janë dy avokatët e caktuar nga shtetit (EMRAT)

Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati, do të jenë dy avokatet e shtetit për procesin Berisha. Sot, në seancën e radhës gjyqësore në GJKKO, ish-kryeministri Sali Berisha do të përfaqësohet nga dy zonja.

Ndaj Berishës ka nisur një hetim për akuzën e korrupsionit pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Mësohet se seanca është parashikuar që të nisë në orën 10 të paradites.

Ndërkohë, dje Gjykata e Posaçme pasi i caktoi një avokat nga shteti Berishës, zotin Artan Simoni, pak orë më vonë e zëvendësoi këtë të fundit me një tjetër. Shkak i vendimit është bërë një postim i bërë më herët nga Simoni në rrjetet sociale.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.