Sejamini kritika Berishës e Metës: Beleri, i dënuar për thirrje anti-shqiptare! Gabim i opozitës që e kandidoi

Neritan Sejamini e konsideron një gabim të madh të opozitës, kandidimin e Fredi Belerit në Himarë, pasi ai është dënuar më parë për parrulla anti-shqiptare dhe fyrjen e simboleve të Shqopërisë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini deklaroi se Beleri duhet të lejohet të betohet edhe pse është i burgosur, pasi ka të […]

Shtator 14, 2023 - 22:50
 0
Sejamini kritika Berishës e Metës: Beleri, i dënuar për thirrje anti-shqiptare! Gabim i opozitës që e kandidoi

Neritan Sejamini e konsideron një gabim të madh të opozitës, kandidimin e Fredi Belerit në Himarë, pasi ai është dënuar më parë për parrulla anti-shqiptare dhe fyrjen e simboleve të Shqopërisë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini deklaroi se Beleri duhet të lejohet të betohet edhe pse është i burgosur, pasi ka të drejtë si person i zgjedhur nga qytetarët, por e konsideroi cinike zgjedhjen e Berishës dhe Metës për ta kandiduar.

“Bie dakord që moslejini i tij për tu betuar nuk duhet të kishte ndodhur. Pra duhet të betohej. Ligji shqiptar lejon që edhe të japësh një provim të lejon me policë, jo më të betohesh për një detyrë që të kanë votuar mijëra qytetarë.

Ligji shqiptar nuk lejon hapësirë për këtë, por nëse ke një dasëm, me policë ti lejohesh të dalësh nga burgu dhe të shkosh.

Ky qëndrim është i pafalshëm për politikën shqiptare.

Pastaj, ai mund të provohet që është i fajshëm dhe mund të shkarkohet.

Nuk duhet të ngatërrojmë procesin e drejtësisë me procesin politik.

Kandimi i zotit Beleri, ka qenë një zgjedhje e gabuar e opozitës shqiptare.

Është e pashpjegueshme se si opozita u bë në një koalicion ndaj një personi, që po e marrim të pafajshëm, meqenëse nuk është dënuar për masakrën e Peshkëpisë, por është dënuar për hedhje parrulash anti-shqiptare, hedhje simbole. Pra është i dënuar për këtë dhe shquhet për një nacionalizmë pro grek dhe njëfarë shovinizmi.

Opozita shqiptare, kanë treguar një pragmatizëm cinik në vendimin për të mbështetur Belerin.

Edhe vetë minoriteti grek mund të gjente kandidat më të përshtatshëm, nga pikëpamja e integritetit dhe imazhit personal”, tha Sejamini.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.