Sejko: Pavarësisht sfidave, parashikime optimiste për rritjen ekonomike në vitin 2024

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se viti 2023 ka qenë një vit i mbarë për vendin tonë. Sipas tij Banka e Shqipërisë arriti që gjatë këtij viti të mbajë nën kontroll inflacionin. Në mbledhjen e përvitshme me mediat, Sejko tha se viti që vjen do të jetë një vit plot sfida […]

Dhjetor 19, 2023 - 12:10
 0
Sejko: Pavarësisht sfidave, parashikime optimiste për rritjen ekonomike në vitin 2024

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se viti 2023 ka qenë një vit i mbarë për vendin tonë.

Sipas tij Banka e Shqipërisë arriti që gjatë këtij viti të mbajë nën kontroll inflacionin. Në mbledhjen e përvitshme me mediat, Sejko tha se viti që vjen do të jetë një vit plot sfida për vendion tonë.

Por pavarësisht sfidave, parashikimet e Bankës së Shqipërisë janë se vendi ynë do të vazhdojë të ketë rritje ekonomike dhe se inflacioni do të vihet në objekt 3 % në vitin që vjen.

Guvernatori tha se ekonomia shqiptare do të vijojë të qëndrojë fleksibël ndaj faktorëve ndikues.

“Ka qenë një viti mbarë. Kemi arritur të mbajmë inflacionin në kontroll. Kemi patur inflacionin më të ulët. Kjo vjen si rezultat i politikës monetare, por edhe sigurisht nga kursi i këmbimit. Por edhe nga mos rritja e çmimit të energjisë. Por dy kryesorët kanë qenë banka me politikën monetare dhe efekti i kursit. Kjo na ka bërë që ne të jemi më pak agresiv në politikën tonë monetare gjatë këtij viti.
Ka shumë sfida në 2024. Gjeopolitika është e komplikuar. Bota është bërë e komplikuar. Uroj të kemi fat. Uroj që efektet nga zhvillimet gjeopolitike të reflektohen sa më pak. Ekonomia jonë ka treguar që është fleksibël nga goditjet. Pavarësisht sfidave, parashikimet tona profesionale nga departamenti i kërkimit në ekonomi janë që të do vazhdojmë të kemi rritje ekonomike dhe inflacioni do të jetë në objektiv në vitin që vjen”, tha Sejko.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.