Sekreti i Sallamit Çokollatë – Ëmbëlsira Festive e Fundvitit
Receta tipike përbëhet nga çokollata dhe gjalpi, por në këtë recetë do të përdorim fiq të thatë dhe pak vaj ulliri, të cilat ndihmojnë që sallami i çokollatës të lidhet e të ëmbëlsohet natyralisht. Ky sallam çokollate është ideal për festa edhe sepse është i shëndetshëm. I mbushur me fruta të thata, fibra dietike, proteinë […] The post Sekreti i Sallamit Çokollatë – Ëmbëlsira Festive e Fundvitit appeared first on AgroWeb.
Receta tipike përbëhet nga çokollata dhe gjalpi, por në këtë recetë do të përdorim fiq të thatë dhe pak vaj ulliri, të cilat ndihmojnë që sallami i çokollatës të lidhet e të ëmbëlsohet natyralisht.
Ky sallam çokollate është ideal për festa edhe sepse është i shëndetshëm. I mbushur me fruta të thata, fibra dietike, proteinë dhe yndyrna të pasaturuara. Arrorët edhe pse të gatuar arrijnë t’ju ofrojnë plot vitamina, minerale dhe fibra tamam si frutat e freskëta.
AgroWeb ju sjell recetën e plotë të cilën mund ta përgatisni krejt lehtë për të dashurit tuaj.
Përbërësit:
- 50 g lajthi
- 50 g bajame
- 50 g fistikë
- 100 g biskota me bajame
- 200 g çokollatë e zezë (75%)
- 2 lugë gjelle kakao pluhur
- 150 g fiq të thatë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- ½ lugë çaji ekstrakt vanilje
- Sheqer pluhur për servirje
Përgatitja:
Parangrohni furrën në 180°C. Piqini lajthitë dhe bajamet për 10 minuta. Shtoni fistikët e piqini edhe për 10 minuta të tjera. Lërini të ftohen dhe më pas pritini ato bashkë me biskotat në copëza të vogla.
Ndërkohë, shkrini çokollatën në banjo-mari. Sapo ajo të shkrihet hiqeni tasin nga uji i nxehtë dhe shtoni në të kakaon. Përziejini mirë derisa të bashkohen plotësisht.
Në një mikser shtoni fiqtë, vajin e ullirit dhe lërini aty derisa të formojnë një pastë të trashë. Më pas hidheni këtë pastë tek çokollata sëbashku me ekstraktin e vaniljes dhe një majë gishtash kripë.
Më në fund erdhi edhe momenti që të shtoni në të frutat e thata dhe biskotat e copëtuara.
Ndajeni masën në dy pjesë të barabarta dhe punojeni atë me duar derisa të marri formën e sallamit. Përdorni letër kuzhinë për ta rrotulluar e për t’i dhënë formën ideale.
Mbështillini ato me letër kuzhine dhe vendosini në frigorifer përgjatë gjithë natës (minimumi 5 orë) në mënyrë që çokollata të forcohet. Në mëngjes hiqeni letrën e kuzhinës nga sallami i çokollatës dhe spërkateni atë me sheqer pluhur.
Në përfundim përdorni një spango si në video dhe lidheni sallamin për t’i dhënë pamjen e tij tipike.
Mbajeni gjatë gjithë kohës në frigorifer derisa të vijë momenti i servirjes.
The post Sekreti i Sallamit Çokollatë – Ëmbëlsira Festive e Fundvitit appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?