Sekuestrohen 10 kg kanabis në Tiranë, arrestohen tre persona

Tre persona janë vënë në pranga në Tiranë pasi u kapën me kanabis. Operacioni i koduar “Four” çoi fillimisht në pranga një 31-vjeçar i cili u kap gjatë një kontrolli të policisë. Atij iu gjetën sasi kanabisi me vete. Më pas është ushtruar kontroll në banesë ku u gjetën edhe një 40-vjeçar dhe një 30-vjeçar. […]

Mars 15, 2024 - 12:15
 0
Sekuestrohen 10 kg kanabis në Tiranë, arrestohen tre persona

Tre persona janë vënë në pranga në Tiranë pasi u kapën me kanabis. Operacioni i koduar “Four” çoi fillimisht në pranga një 31-vjeçar i cili u kap gjatë një kontrolli të policisë. Atij iu gjetën sasi kanabisi me vete.

Më pas është ushtruar kontroll në banesë ku u gjetën edhe një 40-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Aty u gjetën dy thasë me kanabis me peshë 10 kilogramë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.