Sekuestrohen 2 trajler me inerte, vihen në pranga administratori i subjektit dhe dy shoferët e kamionëve

Policia ka vënë në pranga adminisistratorin e një subjekti privat dhe dy shoferë të firmës, për shkak të gërryerjes së lumenjëve pa leje

Gusht 25, 2023 - 16:54
 0
Sekuestrohen 2 trajler me inerte, vihen në pranga administratori i subjektit dhe dy shoferët e kamionëve

Policia ka vënë në pranga adminisistratorin e një subjekti privat dhe dy shoferë të firmës, për shkak të gërryerjes së lumenjëve pa leje përkatëse. Policia ka konstatuar dy trajlera të mbushur me materiale inerte me qëllim transportimin e tyre, për të cilat shoferët nuk dispononin asnjë dokument shoqërues.

 

Trajlerat u kapën në aksin rrugor Skuraj-Milot, ndërsa të arrestuarit kanë tentuar të manipulojnë faturën tatimore duke  paraqitur të dhëna të rreme që nuk korrispondonin me sasinë, subjektin blerës e shitës të mallit.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.