Sekuestrohen 30 mijë euro në aeroportin e Rinasit, ja çfarë thotë Policia
Një shumë parash prej 30 mijë Eurosh është sekuestruar në aeroportin e Rinasit, pasi nuk ishin deklaruar sipas legjislacionit. Paratë i posedonte një shtetas gjerman N.Z. 44 vjeç, i cili po largohej nga Shqipëria. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantë, 44-vjeçarit iu gjet shuma prej 30 mijë Eurosh që nuk i kishte deklaruar në […]
Një shumë parash prej 30 mijë Eurosh është sekuestruar në aeroportin e Rinasit, pasi nuk ishin deklaruar sipas legjislacionit.
Paratë i posedonte një shtetas gjerman N.Z. 44 vjeç, i cili po largohej nga Shqipëria.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantë, 44-vjeçarit iu gjet shuma prej 30 mijë Eurosh që nuk i kishte deklaruar në doganë. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi gjerman është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/a.r
What's Your Reaction?