Sekuestrohen 33 kg kanabis në Vërmicë, transportuesit hynë nga mali nga Shqipëria

Policia e Kosovës ka sekuestruar 33 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sative në zonën e bjeshkëve të fshatit Vërmicë, mbrëmjen e së enjtes. Teksa patrullonin në zonë, efektivët e policisë kanë pikasur dy persona të dyshimtë që po kalonin kufirin nga Shqipëria në Kosovë në rrugë të paligjshme, me disa çanta në shpinë. Kur […]

Shkurt 23, 2024 - 09:52
 0
Sekuestrohen 33 kg kanabis në Vërmicë, transportuesit hynë nga mali nga Shqipëria

Policia e Kosovës ka sekuestruar 33 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sative në zonën e bjeshkëve të fshatit Vërmicë, mbrëmjen e së enjtes.

Teksa patrullonin në zonë, efektivët e policisë kanë pikasur dy persona të dyshimtë që po kalonin kufirin nga Shqipëria në Kosovë në rrugë të paligjshme, me disa çanta në shpinë.

Kur panë policinë, dy personat braktisën çantat dhe tentuan të largohen me vrap. Një prej tyre u arrestua teksa tjetri arriti të fshihej mes bimësisë.

Policia verifikoi çantat dhe pa se brenda tyre ndodhej një sasi e konsiderueshme kanabisi, që dyshohet se kishte si destinacion qytete të ndryshme në Kosovë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.