Sekuestrohen armë, dylbi për snajper e targa të vjedhura, arrestohet 25-vjeçari në Kurbin

Armë zjarri, dylbi për snajper, bizhuteri e targa të vjedhura janë sekuestruar në Kurbin gjatë një aksioni policor të koduar “Gold and Guns”. Në pranga ka rënë 25-vjeçari Geri Rizvani (Lika), ndërsa në kërkim është shpallur babai i tijZyhdi Lika. Në banesën e tyre u gjetën armët dhe sendet e tjera. Policia sekuestroi 2 armë […]

Janar 30, 2024 - 11:11
 0
Sekuestrohen armë, dylbi për snajper e targa të vjedhura, arrestohet 25-vjeçari në Kurbin

Armë zjarri, dylbi për snajper, bizhuteri e targa të vjedhura janë sekuestruar në Kurbin gjatë një aksioni policor të koduar “Gold and Guns”.

Në pranga ka rënë 25-vjeçari Geri Rizvani (Lika), ndërsa në kërkim është shpallur babai i tijZyhdi Lika.

Në banesën e tyre u gjetën armët dhe sendet e tjera. Policia sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak; 1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu; 1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper; një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura; 2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.