Sekuestrohen mbi 19 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë

  Shërbimet e policisë kufitare në pikën e Kakavijës kanë sekuestruar 19.350 euro të padeklaruara dhe kanë nisur hetimin për një  46-vjeçar.  

Dhjetor 2, 2023 - 11:03
 0
Sekuestrohen mbi 19 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë

 

Shërbimet e policisë kufitare në pikën e Kakavijës kanë sekuestruar 19.350 euro të padeklaruara dhe kanë nisur hetimin për një  46-vjeçar.

 

“Në bazë t ë analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi Y. Sh., në çantën e të cilit u gjetën 19 350 euro që ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. Sh., 46 vjeç, banues në Durrës.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.