Sekuestrohen ora të shtrenjta dhe bizhuteri floriri në portin e Durrësit, dyshohet se ishin përfituar nga veprimtari kriminale

Dy persona kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Aksesorët”. Policia ka sekestruar 18 ora dore të markave të

Prill 2, 2024 - 10:50
 0
Sekuestrohen ora të shtrenjta dhe bizhuteri floriri në portin e Durrësit, dyshohet se ishin përfituar nga veprimtari kriminale

Dy persona kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Aksesorët”. Policia ka sekestruar 18 ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 25 monedha të prerjes 2 euro, 1 bllokues valësh, 6 celularë dhe 1 automjet.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin furgon tip “Benz” me drejtues shtetasin E. S. dhe pasagjer shtetasin M. R.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj shtetasit M. R., shërbimet e Policisë gjetën 18 ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 1 bllokues valësh, 25 monedha të prerjes 2 euro dhe 6 celularë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. S., 40 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë dhe M. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasagjer në këtë automjet.

Në vijim të veprimeve procedurale u vu në pranga edhe shtetasi B. R., 35 vjeç, banues në Tiranë, pronari i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e tjerë, për të futur në Shqipëri, sendet më vlerë që dyshohet se janë siguruar nga veprimtari kriminale.

Sendet me vlerë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin ku u gjetën dhe 3 pasaporta.

Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Njësinë Antiskifter dhe homologët në vendet e BE-së, për përcaktimin e origjinës së sendeve me vlerë dhe për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve”, njofton policia. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.