Sekuestrohen rreth 2000 kg mish i skaduar pas kontrollit në tre kompani: E nxirrnin në treg dhe i shisnin

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Kosovë, përkatësisht Njësia Rajonale Prishtinë, përmes rrugëve operative ka marrë informacion mbi dyshimin që disa nga prodhuesit e produkteve të mishit, janë duke abuzuar me produktet me afat të skaduar, duke filluar nga shitja e tyre me çmim më të lirë, e deri te ri-përpunimi i […]

Tetor 20, 2023 - 21:20
Tetor 21, 2023 - 12:37
 0
Sekuestrohen rreth 2000 kg mish i skaduar pas kontrollit në tre kompani: E nxirrnin në treg dhe i shisnin

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Kosovë, përkatësisht Njësia Rajonale Prishtinë, përmes rrugëve operative ka marrë informacion mbi dyshimin që disa nga prodhuesit e produkteve të mishit, janë duke abuzuar me produktet me afat të skaduar, duke filluar nga shitja e tyre me çmim më të lirë, e deri te ri-përpunimi i tyre dhe ofrimi për konsum te qytetarët.

Më datën 20 tetor 2023, në konsultim me Prokurorinë Themelore, është realizuar Plani Operativ në bashkëpunim me Inspektoratin e AUV-it me ç’rast janë kontrolluar disa kompani, në tri lokacione të ndryshme Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë, ku është bërë kontrollimi i gjithmbarshëm i mallrave/produkteve dhe dokumentacionit përcjellës.

Në lokacionet e inspektuara/kontrolluara, janë gjetur rreth 2000 kg mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar, ku një pjesë është asgjësuar, ndërsa një pjese iu janë marr mostrat për dërgim në laborator.

Pas inspektimit të lokacioneve, është përpiluar procesverbal mbi ecurinë e operacionit, ndërsa është iniciuar rasti “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, ku nga njësitet e DHKEK-së janë duke vazhduar veprimet operativo-hetimore, thuhet në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.