Sekuestrohet 1.5 kg kokainë në Tiranë, 2 në pranga, një tjetër në kërkim

Rreth 1.5 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Tiranë. Në pranga në lidhje me këtë ngjarje janë vendosur dy persona, Fatjon Çiçi dhe Envis Gorellari. “Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e […]

Shkurt 6, 2024 - 09:38
 0
Sekuestrohet 1.5 kg kokainë në Tiranë, 2 në pranga, një tjetër në kërkim

Rreth 1.5 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Tiranë. Në pranga në lidhje me këtë ngjarje janë vendosur dy persona, Fatjon Çiçi dhe Envis Gorellari.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Astir”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve  Envis Gorellari, 37  vjeç, dhe Fatjon Çiçi, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë”, njoftoi policia.

Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor i të arrestuarve.

Policia thotë se Gorellari dhe Çiçi janë konstatuar në Bulevardin e Kasharit. Më pas, uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesën e Gorellarit ku u gjet sasia e lëndës narkotike.

“Lënda narkotike së bashku me dy aparate celulare dhe një automjet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.