Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në Rusi, droga kapte vlerën e 135 milionë eurove

Më shumë se një ton kokainë, me vlerë rreth 135 milionë euro, u sekuestrua në portin rus të Shën Petersburgut gjatë kontrollit të

Janar 24, 2024 - 11:17
 0
Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në Rusi, droga kapte vlerën e 135 milionë eurove

Më shumë se një ton kokainë, me vlerë rreth 135 milionë euro, u sekuestrua në portin rus të Shën Petersburgut gjatë kontrollit të thasëve me kafe që vinin nga Belgjika, siç njoftuan sot autoritetet doganore vendase.

“Më shumë se 1200 kilogramë drogë, vlera e së cilës në tregun e zi i kalon 13 miliardë rubla (rreth 135 milionë euro në bazë të kursit aktual) u kapën në portin e madh të Shën Petersburgut”, në pjesën veriperëndimore të Rusisë. siç thuhet në një njoftim.

Pakot me kokainë ishin vendosur në thasë me kafe me origjinë nga Antwerp i Belgjikës, sipas të njëjtit burim.

Sipas njoftimit, ka nisur një hetim për trafik droge në shkallë të gjerë.

Ky është konfiskimi i dytë i tillë në Shën Petersburg në më pak se një muaj. Në fillim të janarit, më shumë se një ton kokainë u zbulua në një kontejner të transportuar në Rusi nga Nikaragua, sipas autoriteteve doganore ruse. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.