Sekuestrohet pasuria marramendëse e vëllezërve Hoxha në Tiranë e Kurbin

Dy llogari bankare dhe 7 prona të ndryshme në pronësi të 4 vëllezërve janë sekuestruar me kërkesë të SPAK, në Tiranë e Kurbin. Bëhet fjalë për pasuri në emër të vëllezërve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe personave të lidhur me ta, të cilat dyshohet se burojnë […]

Prill 15, 2024 - 13:15
 0
Sekuestrohet pasuria marramendëse e vëllezërve Hoxha në Tiranë e Kurbin

Dy llogari bankare dhe 7 prona të ndryshme në pronësi të 4 vëllezërve janë sekuestruar me kërkesë të SPAK, në Tiranë e Kurbin. Bëhet fjalë për pasuri në emër të vëllezërve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe personave të lidhur me ta, të cilat dyshohet se burojnë nga veprimtaria kriminale.

Hetimi pasuror që çoi edhe në sekuestrimin e këtyre pronave nisi pasi, siç njofton SPAK, vëllezërit janë deklaruar fajtorë dhe janë dënuar nga autoritetet gjyqësore në Danimarkë për disa vepra të rënda penale si trafik droge, grup i strukturuar kriminal e organizatë kriminale.

Po sipas SPAK, vëllezërit Hoxha që para vitit 2012, kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë dënuar nga autoritet hetimore apo gjyqësore në Itali, për vepra penale të rënda, si pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit, emigracionit klandestin dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Pasuria e sekuestruar

  • 1.      Pesë llogari bankare me gjendje në total rreth 94 000 (nëntëdhjetë e katër mijë) Euro;
  • 2.      Pesë llogari bankare me gjendje në total rreth 145 000 (njëqind e dyzetë e pesë mijë) Lekë;
  • 3.      Pasuria e paluajtshme e llojit “truall” dhe “arë”, me sipërfaqe 600 m², prej së cilës 145.6 m² truall dhe 134.3 m² sipërfaqe ndërtese, ku ndërtesa është godinë banimi 3 katëshe ( kati përdhe 134.3 m², kati i parë 134.7 m², kati i dytë 134.7 m² dhe verandë 3.7 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit K.H;
  • 4.      Pasuria e paluajtshme e llojit  “truall” dhe “arë”, me sipërfaqe totale 600 m², prej së cilës 166.1 m² truall dhe 137.1 m² sipërfaqe ndërtese, ku ndërtesa është godinë banimi 2 katëshe (kati  përdhe 137.1 m² dhe kati i parë 146.6 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të Mentor Hoxha;
  • 5.      Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 800 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetases S.D. (H.);
  • 6.      Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 8 000 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit D.Ç.;
  • 7.      Pasuria e paluajtshme e llojit “njësi”, me sipërfaqe totale ndërtimi 325.8 m² (sipërfaqe social ekonomike 290.5 m² dhe sipërfaqe takuese 35.3 m²), me adresë Mëzez, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Dilaver Hoxha, e legalizuar me leje legalizimi nr.137 507, datë 15.11.2018;
  • 8.      Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 9.936 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit K.H.;
  • 9.      Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 22.500 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit G.B.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.