Sekuestsohet “e bardhë” me vlerë gati 3 milionë euro në Greqi, ishte fshehur në kontejnerin me banane

Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasi të madhe kokaine në Postin e Pireut. Pas kontrolleve u sekuestrua një kontenier i dyshimtë me banane

Shkurt 7, 2024 - 18:18
 0
Sekuestsohet “e bardhë” me vlerë gati 3 milionë euro në Greqi, ishte fshehur në kontejnerin me banane

Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasi të madhe kokaine në Postin e Pireut.

Pas kontrolleve u sekuestrua një kontenier i dyshimtë me banane me origjinë nga Ekuadori me destinacion Pireun.

Më pas u bë një kontroll me rreze X, ku në pajisjet ftohëse të kontejnerit u zbulua një lëndë organike e dyshimtë, gjë e cila u vërtetua edhe nga qeni zbulues i drogës.

Gjatë kontrollit fizik janë identifikuar 46 pako me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike (kokainë), me peshë bruto pesëdhjetë e pesë kilogramë e pesëqind e nëntëdhjetë e një gram (55.591 kg), të cilat janë konfiskuar.

Vlera e sasisë së lartpërmendur të kokainës llogaritet në 2.800.000 €. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.