Sende piroteknike të kontrabanduara/ Procedohen penalisht 4 persona në Korçë dhe Pogradec

Policia e Korçës ka proceduar penalisht 4 shtetas, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e kundërligjshme e shitjes së lëndëve piroteknike të kontrabanduara. Në sajë të këtij aksioni, janë sekuestruar 222 fishekzjarrë dhe 20 kuti me kapsolla. Njoftimi i policisë: Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Policisë konstatuan se në […]

Janar 2, 2024 - 13:37
 0
Sende piroteknike të kontrabanduara/ Procedohen penalisht 4 persona në Korçë dhe Pogradec

Policia e Korçës ka proceduar penalisht 4 shtetas, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e kundërligjshme e shitjes së lëndëve piroteknike të kontrabanduara.

Në sajë të këtij aksioni, janë sekuestruar 222 fishekzjarrë dhe 20 kuti me kapsolla.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Policisë konstatuan se në lagjen nr. 17, Korçë dhe në rrugën e tregut në Pogradec, 4 shtetas shisnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara.

Për këto paligjshmëri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. F., E. F., dhe shtetasin E. Sh.,  banues në Korçë, si dhe F. M., banues në Pogradec.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 kuti me kapsolla dhe 222 fishekzjarrë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.