Serbët “kthejnë pllakë” pas liberalizimit të vizave, dhjetëfishohen aplikimet për pasaportën e Kosovës
Liberalizimi i vizave ka nxitur interesin e serbëve lokalë për t’u pajisur me pasaporta të Republikës së Kosovës. Sipas mediave në Prishtinë, që prej 1 janarit kur liberalizimi hyri në fuqi, numri i aplikimeve nga komuniteti serb është dhjetëfishuar, çka duket është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Gjatë vitit 2024, në komunën e […]
Liberalizimi i vizave ka nxitur interesin e serbëve lokalë për t’u pajisur me pasaporta të Republikës së Kosovës.
“Gjatë vitit 2024, në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë aplikuar 325 serbë, Zveçan 69, Zubin Potok 94 dhe Leposavic 90 aplikues. Ndërsa gjatë vitit 2021, 2022 dhe 2023, numri i aplikimeve në këto komuna ishte 52”, thanë burime të saj. Një i ri serb shprehet se e konsideron një mundësi mjaft të mirë atë të udhëtimit me pasaportën e Kosovës.
Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më 1 janar të këtij viti nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.
/f.s
What's Your Reaction?