Serbia e bën përsëri, Daçiq takohet me Lavrovin në mes të Nju Jorkut

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivicia Daçiq, është takuar në Nju Jork me kryediplomatin rus, Sergeri Lavrov, në margjinat e Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara. Në këtë takim ata kanë biseduar për raportet mes të dy vendeve dhe tema të tjera. Daçiq ka shprehur falendërim për qëndrimin e Rusisë “në mbështetje të integritetin […]

Shtator 23, 2023 - 08:10
 0
Serbia e bën përsëri, Daçiq takohet me Lavrovin në mes të Nju Jorkut

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivicia Daçiq, është takuar në Nju Jork me kryediplomatin rus, Sergeri Lavrov, në margjinat e Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë takim ata kanë biseduar për raportet mes të dy vendeve dhe tema të tjera.

Daçiq ka shprehur falendërim për qëndrimin e Rusisë “në mbështetje të integritetin territorial dhe sovranitetit të Serbisë”.

Ka qenë ish-ministri i Jashtëm, Nikola Selakovic, i cili pikërisht një vit më parë në Nju Jork në kuadër të takimeve në Asamblenë e Përgjithshme në Kombet e Bashkuara kishte nënshkruar marrëveshje me Lavrovin për koordinim të diplomacisë.

Kjo kishte ndodhur kur e gjithë bota demokratike kërkonte sanksionim të Rusisë e Putinit për agresionin e paprecedent kundër Ukrainës.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.