“Serbia kërkon të sulmojë Kosovën”, Kurti: Britania të shtojë prezencën ushtarake për të shmangur luftën

“Britania duhet të dërgojë më shumë trupa në  Kosovë  për të parandaluar luftën në Ballkanin Perëndimor.” Kështu  ka deklaruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti  në një intervistë për të përditshmen britanike  “The Telegraph”. “Ka vetëm një prani “simbolike” të NATO-s në vend dhe nuk do të mjaftonte për të parandaluar një pushtim nga Serbia. NATO […]

Mars 20, 2024 - 14:10
 0
“Serbia kërkon të sulmojë Kosovën”, Kurti: Britania të shtojë prezencën ushtarake për të shmangur luftën

“Britania duhet të dërgojë më shumë trupa në  Kosovë  për të parandaluar luftën në Ballkanin Perëndimor.” Kështu  ka deklaruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti  në një intervistë për të përditshmen britanike  “The Telegraph”.

Ka vetëm një prani “simbolike” të NATO-s në vend dhe nuk do të mjaftonte për të parandaluar një pushtim nga Serbia. NATO duhet të angazhohet më shumë në Kosovë si ushtarakisht ashtu edhe politikisht. Britania duhet të dërgojë më shumë trupa në Kosovë për të parandaluar luftën në Ballkanin Perëndimor., tha Kurti.

Sipas Kurtit 48 baza serbe janë pozicionuar pranë kufirit për të sulmuar Kosovën.

“Besoj se për aq kohë sa Serbia nuk e njeh Kosovën, përderisa Serbia mban 48 baza operative rreth shtetit tonë dhe për aq kohë sa Serbia është aleate e ngushtë e Kremlinit, duhet të ketë më shumë kapacitete nga ana jonë e më tepër trupa të NATO-s.”, shtoi Kurti.

Kryeministri i Kosovës tha se Beogradi duhet të ndryshojë qasje për të treguar se është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve.

“Por uroj që Serbia të ndryshojë qëndrimin dhe qasjen e saj ndaj Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve. Unë besoj në drejtësi pa hakmarrje. Unë nuk besoj në hakmarrje. Nëse ka hakmarrje nuk mund të ketë drejtësi.”, tha ai

Ndërkohë një zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, duke iu përgjigjur komenteve të kryeministrit Kurti theksoi se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të ofrojë mbështetje aktive për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe luan një rol kyç në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.