Serbia letër Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Kosovës të mos i avancohet statusi

Instituti Ndërkombëtar për Sigurinë me qendër në Beograd i bëri thirrje përmes një letre Asamblesë Parlamentare të NATO-s që të mos e miratojë statusin e Kosovës si një anëtare e asociuar e organizatës në seancën që pritet të mbahet të premten. Në këtë letër, shkruajnë mediat në Prishtinë që citojnë shtypin serb, Serbia pretendon se […]

Maj 22, 2024 - 15:15
 0
Serbia letër Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Kosovës të mos i avancohet statusi

Instituti Ndërkombëtar për Sigurinë me qendër në Beograd i bëri thirrje përmes një letre Asamblesë Parlamentare të NATO-s që të mos e miratojë statusin e Kosovës si një anëtare e asociuar e organizatës në seancën që pritet të mbahet të premten.

Në këtë letër, shkruajnë mediat në Prishtinë që citojnë shtypin serb, Serbia pretendon se dhënia e statusit për Kosovën do të ishte një vendim i dëmshëm.

“Si një organizatë eksperte që përfaqëson dhe promovon integrimin euroatlantik dhe vlerat e tij për dy dekada, duke përfshirë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, Instituti Ndërkombëtar i Sigurisë beson se dhënia e statusit të një anëtari të asociuar për Kosovën do të ishte i dëmshëm si për Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht për proceset e stabilizimit dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letër, sipas agjencisë së lajmeve Beta.

Aplikimi i Republikës së Kosovës për të qenë anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të jetë në axhendën e takimit që ky institucion do ta mbajë nga 25 deri më 27 maj në Sofje të Bullgarisë.

Kosova humbi së fundi mundësinë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës. Anëtarësimi dukej një cështje e kryer deri në momentin kur u shfaq papritur kushti i krijimit më parë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.