“Serbia nuk bën dot luftë”/ Kulla: Terroristët serbë morën me vete të plagosur e të vdekur

Eksperti Ilir Kulla thotë se Serbia nuk bën dot luftë me Kosovën, pasi është e rrethuar nga forcat e NATO-s. Në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, Kulla u shpreh se nëse do ishte Forca e Sigurisë së Kosovës në sulmin e 24 shtatorit, terroristët serbë do ishin goditur me dronët Bayraktar. Sipas Kullës, [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 21:45
 0
“Serbia nuk bën dot luftë”/ Kulla: Terroristët serbë morën me vete të plagosur e të vdekur

Eksperti Ilir Kulla thotë se Serbia nuk bën dot luftë me Kosovën, pasi është e rrethuar nga forcat e NATO-s.

Në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, Kulla u shpreh se nëse do ishte Forca e Sigurisë së Kosovës në sulmin e 24 shtatorit, terroristët serbë do ishin goditur me dronët Bayraktar.

Sipas Kullës, teroristët morën me vete të plagosur e të vdekur dhe i dërguan në Serbi.

“Është nxemje, por Serbia nuk bën dot luftë, sepse Serbia është rrethuar rreth e rrotull me NATO-n. Madje, kësaj radhe, mirë që nuk bëri dot luftë, por ato forcat paramilitare që kishte dërguar në veri të Kosovës, patën një dështim të turpshëm, arsye për të cilën, në Beograd ka filluar një debat i madh për këtë që ka ndodhur. Përballë forcave speciale të Policisë së Kosovës, ikën, nuk dinin ku të gjenin më vend. Falë Zotit, për ta nuk ishte FSK aty që mund të përdorte dronët Bayraktar që prodhin Turqia, sepse edhe ata që ikën, nuk do iknin dot. Dronët Bayraktar do t’i asgjësonin.

Ata kanë tërhequr të vdekur dhe të plagosur. Po të shohësh te filmimi që jep ministri Sveçla, dy nga ushtarët e plagosur mezi tërheqin këmbët. Ata kanë ikur, dhe me vete kanë marrë të plagosurit që kanë pasur dhe të plagosurit rëndë. Ka një numër tjetër të plagosurish dhe të vdekurish që i kanë marrë me vete në Serbi”, theksoi ai./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.