“Serbia nuk do luftë”/ Vuçiç: Ushtria s’do hyjë në Kosovë, ne do të tërheqim forcat tona nga kufiri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë që të kalojë në vendkalimet administrative me Kosovën, duke shtuar se do të tërheqë forcat serbe nga zona. Vuçiç u shpreh se përshkallëzimi i konfliktit do të ishte joproduktiv kur të vjen tek dëshira e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit [...]Read More...

Shtator 30, 2023 - 21:55
 0
“Serbia nuk do luftë”/ Vuçiç: Ushtria s’do hyjë në Kosovë, ne do të tërheqim forcat tona nga kufiri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë që të kalojë në vendkalimet administrative me Kosovën, duke shtuar se do të tërheqë forcat serbe nga zona.

Vuçiç u shpreh se përshkallëzimi i konfliktit do të ishte joproduktiv kur të vjen tek dëshira e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, shkruan Euronews Serbia.

“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të shkatërrohet pozicioni ynë që kemi ndërtuar për një vit? Ta shkatërrojmë atë brenda një dite? Serbia nuk dëshiron luftë,” theksoi Vuçiç.

Ai shtoi se paralajmërimet e Uashingtonit janë joproporcionale për shkak se numri i forcave serbe në terren po zvogëlohet.

“Vitin e kaluar kemi pasur 14.000 njerëz afër vijës administrative, sot kemi 7.500 dhe do ta zvogëlojmë në 4.000”, nënvizoi presidenti serb./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.