“Serbia po i fryn zjarrit të një konflikti të armatosur”/ Rama: Zija kombëtare në Beograd e papranueshme

Zija kombëtare e shpallur nga Serbia për anetaret e grupit te armatosur qe u vrane pas sulmit ne Kosove, solli reagimin e ashper

Shtator 26, 2023 - 14:20
 0
“Serbia po i fryn zjarrit të një konflikti të armatosur”/ Rama: Zija kombëtare në Beograd e papranueshme

Zija kombëtare e shpallur nga Serbia për anetaret e grupit te armatosur qe u vrane pas sulmit ne Kosove, solli reagimin e ashper te kryeministrit Edi Rama.

 

Permes nje postimi ne twitter, kreu i qeverise shqiptare shkruan se zija kombetare ne Serbi eshte sinjali me i keq qe mund ti jepej komunitetit nderkombetare ne kete moment.

 

Rama thote se Beogradi zyrtar beri te kunderten e asaj qe pritej, pra ne vend qe te niste nje hetim serioz se nga dolen te gjithe ata arme dhe kush ishin anetaret e grupit terrorist, ben te kunderten, i nderon ata me dite zie kombetare.

 

Me kete veprim, thote Rama, Serbia nuk ben gje tjeter vecse i fryn zjarrit te nje konflikti te armatosur.

 

Zija e shpallur zyrtarisht në Beograd për pjesëtarët e grupit të armatosur që u asgjësuan nga forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, pasi nga ai grup iu mor jeta një efektivi të policisë është sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit dhe komunitetit euro-atlantik! Në ndërkohën që duhet të kishte hapur një hetim serioz për anëtarët e atij grupi kriminal, lidhjet e tyre me trafikantët e armëve dhe me të tjerë individë apo entitete, në Serbi apo gjetkë, potencialisht të angazhuara në krijimin e një lëvizjeje të armatosur në Veriun e Kosovës, Beogradi me këtë shpallje zije që nuk ka asnjë lidhje me shekullin XXI, i fryn si asnjëherë më parë qysh prej vitit 1999, zjarrit të një konflikti të armatosur! Kjo është jo vetëm e pajustifikueshme dhe e papranueshme, por e dënueshme me të gjithë forcën e fjalës e të instrumentave në dispozicion të bashkësisë euro-atlantike!

 

Kryeministri shqiptar shton se Serbia duhet te vendose njehere e mire, nese do te perqafoje te kaluaren e nacionalizmit vrases dhe vetevrases apo do te mbroje te nesermen europiane te femijeve te vet.

 

Ky është momenti që Serbia duhet ta ndajë qartë dhe prerë mendjen nëse do të jetë me Europën dhe botën demokratike të shekullit XXI apo me hijen e vetvetes së fundshekullit XX; me vlerat dhe parimet e Bashkimit Europian e të komunitetit euro-atlantik apo me fantazmat dhe me krimet e të shkuarës së saj të palavdishme të viteve ‘90; me të nesërmen europiane të fëmijëve të saj të pafajshëm apo me të djeshmen e fajshme të nacionalizmit vrasës e vetëvrasës! Ky është momenti kur Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta ndajnë qartë e prerë mendjen nëse do ta ngrenë në nivelin më të lartë alarmin demokratik për ta ndalur përshkallëzimin e konfliktit në Veriun e Kosovës, i cili ka hyrë në fazën e vet më të rrezikshme qysh prej vitit 1999 apo do të vazhdojnë t’i mbajnë Dialogun për Normalizim dhe angazhimin e KFOR-it në të njëjtin nivel krejt të pamjaftueshëm tanimë! Kjo e dyta sot është krejt e pakëshillueshme, por nesër mund të bëhet krejt e pajustifikueshme, sepse nesër mund të jetë vonë edhe për të parën! Prandaj apeli i Shqipërisë për miqtë e mëdhenj e aleatët strategjikë të Ballkanit Perëndimor është: Veprimin e sotëm, mos e lini për nesër! Ky është momenti kur edhe Kosova duhet të reflektojë shumë seriozisht dhe të ndajë mendjen qartë e prerë, nëse do të vazhdojë në kursin e veprimit të shkëputur nga miqtë e saj të pazëvendësueshëm dhe aleatët e saj të padiskutueshëm apo do të veprojë në harmoni e mirëkuptim me komunitetin euro-atlantik, për të arritur qëllimin më madhor në histori pas fitores së luftës e shpalljes së pavarësisë, njohjen përfundimtare si shtet anëtar i këtij komuniteti! Të gjitha rrugët e tjera përveç kësaj të dytës janë rrugë iluzionesh me përfundime të dhimbshme, të cilat e largojnë Kosovën nga qëllimi madhor, e zbrazin atë nga shpirti i ardhmërisë dhe e kthejnë në mënyrën më absurde peng të paqes në mes të Europës, pasi ka dalë fitimtare nga lufta për t’u bërë një vend i lirë europian.

 

Shteti serb vendosi te mbaje tre dite zie kombetare per 3 viktimat e Banjskes. Ata ishin pjese e grupit terrorist qe sulmoi Kosoven te dielen ne mengjes duke vrare policin ne detyre Afrim Bunjaku, ndersa nje tjeter mbeti i plagosur.

 

Ndonese vete Vucic e konsideroi vrasjen e policit te Kosoves nje ngjarje te rende per Serbine, Vucic nxitoi ti nderonte agresoret duke shpallur tre dite zie ne nderim te tyre.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.