“Serbia po planifikon sulme të reja”, Osmani thirrje BE-së: Vendosini sanksione, është e vetmja gjuhë që merr vesh

Vjosa Osmani ka kërkuar nga BE që të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës, duke theksuar se ato janë jo proporcionale dhe të

Dhjetor 13, 2023 - 19:15
 0
“Serbia po planifikon sulme të reja”, Osmani thirrje BE-së: Vendosini sanksione, është e vetmja gjuhë që merr vesh

Vjosa Osmani ka kërkuar nga BE që të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës, duke theksuar se ato janë jo proporcionale dhe të padrejta.

Për mediat, para samitit BE-Ballkan Perëndimor, Osmani shtoi se ato masa po ndikojnë drejtpërdrejtë në jetët e qytetarëve të Kosovës.

Erdha këtu me një numër mesazhesh, duke përfaqësuar kosovarët, fillimisht për të bërë thirrje tek liderët e BE-së që menjëherë t’i heqin masat joproporcionale dhe jo të drejta, sepse Kosova ka marrë të gjitha masat për de-eskalim situatën dhe besoj se BE-ja duhet t’i heq ato masa sepse po dëmtojnë qytetarët e Kosovës, sepse po flasim për projekte për ujin e pijes, menagjimin e mbeturinave, dhe projekte që ndikojnë direkt në jetën e tyre”, shtoi më tej ajo.

Presidentja e Kosovës ka kërkuar nga shtetet anëtare që t’i vendosin sanksione Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në  fshatin Banjskë në Veri të Kosovës. Osmani ka thënë se Serbia si një sponsore dhe orkestruese e atij sulmi duhet të ndëshkohet dhe kjo sipas saj është e rëndëishme që të ndodhë për të parandaluar përsëritjen e një tjetër sulmi.

Kur flas për masat, s’po flas për ndëshkim, po flas për parandalim. Është gjuha e vetme që e merr vesh Serbia. Pa masa, është ftesë për ta që të sulmojnë përsëri”, ka thënë Osmani duke shtuar se Serbia, sipas saj, po planifikon sulme të reja./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.