Serbia refuzon sërish foton familjare të Samitit; shkak flamuri i Kosovës

Për herë të dytë në takimet e zhvilluiara në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit, Serbia refuzon të marrë pjesë në foton

Tetor 16, 2023 - 14:35
 0
Serbia refuzon sërish foton familjare të Samitit; shkak flamuri i Kosovës

Për herë të dytë në takimet e zhvilluiara në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit, Serbia refuzon të marrë pjesë në foton familjare të Samitit.

 

Serbia përfaqësohet në Samitin e rëndësishëm të vendeve te BE me Ballkanin Perendimor në Tiranë përmes kryeministres Ana Bernabic.

 

Ajo shmangu foton familjare të liderve të BE dhe udheheqesve të vendeve te rajonit.

 

Shkak mesa duket edhe këtë herë ka qënë prania e flamurit të Kosovës në sfond.

 

Pak ditë më parë në takimin që I parapriu këtë Samiti ishte Ministri I jashtëm Dacic që e bërë një veprim të tillë pikërisht në shenjë proteste për flamurin e Kosovës.

 

Ajo që bën përshtypjen është fakti që ky veprim I përfaqësuesve të qeverise serbe bëhet vetëm në taokimet e zhvilluara në Tirana në kuadër të Procesit të Berlinit.

 

Kjo pasi në takimet e tjera të mbajtura në vendet perendimore, lideret serb kanë qënë pjesmarrës në foton familjare të aktiviteteve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.