Serie A ul zyrtarishrt siparin, Fiorentina mund Atalantën, dëmtohet rëndë mbrojtësi i Italisë

Kamapionati Italian uli zyrtarisht siparin për sezonin 2023-2024, pasi u luajt edhe takimi i prapambetur mes Atalantës dhe Fiorentinës. Suksesi 3 me 2

Qeshor 3, 2024 - 11:50
 0
Serie A ul zyrtarishrt siparin, Fiorentina mund Atalantën, dëmtohet rëndë mbrojtësi i Italisë

Kamapionati Italian uli zyrtarisht siparin për sezonin 2023-2024, pasi u luajt edhe takimi i prapambetur mes Atalantës dhe Fiorentinës. Suksesi 3 me 2 i skuadrës toskane ishte një nder që ju bë Juventusit në distancë, pasi skuadra bergamaske në raste fitoreje mund të kishte parakaluar bardhezinjtë në renditje për t’i marrë atyre vendin e tretë.

Megjithatë të dyja ekipet sezonin e ardhshëm do të luajnë në Europë…Atalanta në Champions, ndërsa Fiorentina e vendit të tetë në Konferencë League. Ndeshja për të pranishmit në stadium ishte gjithsesi zbavitëse, pasi prodhoi 5 gola, të gjithë në pjesën e parë. Beloti zhbllokoi shpejt shifrat në minutën e 6 me kokë, mirëpo Atalanta barazoi me heroin e finales së Europa League, Lukman gjatë minuta më vonë.

Miqtë u kthyen në avantazh në minutën e 19 përmes një goli të bukur me të majtën të Niko Gonzales. E metgjithatë për të ekuilibruar shifrat mendoi Skalvini, mbrojtësi që ishte pak më vonë lajmi më i keq i mbrëmjes për Atalantën dhe kombëtaren italiane. Ai u dëmtua rëndë dhe u detyrua t’i thotë lamtumirë Evropianit. Në fund të pjesës së parë Beltoi shënoi edhe golin e dytë personal dhe të fitores për Fiorentinen.

Për vjollcët largohet pas tre sezonesh trajneri Vincenso Italiano. Një tjetër detaj për tu evidentuar edhe ndeshja e fundit e gjykuar në Serie A në karrierën e gjatë dhe të bukur për Daniele Orsaton, i cili pas europianit nuk do të gjykojë më. Seria A e transmetuar në Tring mbyllet kështu pas një sezoni të gjatë e të bukur teksa sezonin e ardhshëm në mesin e më të mirëve do të jenë edhe Venecia, Komo dhe Parma, që siguruan ngjitjen në mesin e më të mirëve. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.