Sërish dhunë në futbollin turk, tifozët futen në fushë
Trazirat dhe dhuna në ndeshjet e futbollit në Turqi duket se nuk kanë fund. Incidenti i ri ndodhi në ndeshjen e dytë të
Trazirat dhe dhuna në ndeshjet e futbollit në Turqi duket se nuk kanë fund. Incidenti i ri ndodhi në ndeshjen e dytë të ligës turke mes Bursasporit dhe Diyarbekirspor, e cila përfundoi me përjashtimin e pesë lojtarëve me kartonë të kuq.
Diyarbekirspor, fitoi 2-0 në ndeshjen, e cila u shënua nga një skenë kaotike e ndodhur në fund të takimit. Nuk dihet saktësisht se çfarë e shkaktoi konfliktin, por praktikisht çdo lojtar në fushë u gjend në konflikt, si dhe stafet profesioniste të të dy klubeve.
Massive brawl in the Bursaspor vs Diyarbekirspor match in Turkey.
byu/Chelseatilidie insoccer
Policia ka dalë në terren me helmeta dhe mburoja, por situata në fushë ka qenë kaotike. Grushtet fluturonin dhe tifozët po hidhnin shishe nga tribuna në fushë. Madje një nga lojtarët është kapur duke tentuar të godasë, gjë që gjithashtu është e ndaluar edhe në disa arte marciale.
Kaosi mbretëroi në fushë për disa minuta përpara se rendi dhe paqja të rivendoseshin përfundimisht. Si pasojë e konfliktit dy lojtarë nga Bursaspor dhe tre nga Diyarbekirspor u përjashtuan nga loja.
What's Your Reaction?