Sesioni i ri parlamentar, Basha-Berisha shkëmbejnë akuza: Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri

“Parlamenti nis punimet me aleancën e re Rama-Doshi-Brava. Ne do të vendosim lidhje me ata që duan të qëndrojnë opozitë e vërtetë.” Ka qenë kjo deklarata që kreu i Rithemelimit ka bërë paraditen e së premtes. Në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se janë vetë Berisha dhe kryeministri Edi […]

Shtator 1, 2023 - 12:42
 0
Sesioni i ri parlamentar, Basha-Berisha shkëmbejnë akuza: Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri

“Parlamenti nis punimet me aleancën e re Rama-Doshi-Brava. Ne do të vendosim lidhje me ata që duan të qëndrojnë opozitë e vërtetë.” Ka qenë kjo deklarata që kreu i Rithemelimit ka bërë paraditen e së premtes.

Në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se janë vetë Berisha dhe kryeministri Edi Rama, ata që përfaqësojnë lidhjet e politikës me bandat dhe krimin.

Aleanca e Kullës nuk fshihet dot as pas llumit dhe as pas shpifjeve. Rama dhe Berisha janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin, dhe i fijeve të dukshme e të padukshme që mbajnë gjallë korrupsionin e së shkuarës dhe atij që prej 10 vitesh zhvat shqiptaret.

Lulzim Basha, platforma X

Më herët gjatë ditës, kreu i grupit të Rithemelimit deklaroi po ashtu se Parlamenti nuk ka baza legjitime, kjo pasi sipas Berishës, në zgjedhje votat janë vjedhur nga bandat.

“Parlamenti nis punimet me një aleancë të re. Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri. Por edhe kjo është aleancë krimi, e cila do të përfundojë së bashku me regjimin e krimit. E them këtë sepse pas zgjedhjeve vendore janë bërë evidente, çka ishte e njohur. Kjo aleancë ka dalë në shumë bashki në poste të ndryshme.”

Berisha shtoi se grupimi që ai drejton do të vendosë lidhje bashkëpunimi me “të gjithë ata që duan të qëndrojnë në opozitë të vërtetë.
/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.