Sesioni i ri parlamentar, Basha takim ‘kokë më kokë’ me Shehin dhe Dukën. Ja tema e bisedës

Teksa pritet një shtator i nxehtë për politikën, kanë nisur dhe takimet informale për koordinimin opozitar. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim informal me kreun e PAA-së Agron Duka dhe kreun e LZHK-së Dashamir Shehi. “BalkanWeb” ka siguruar foto nga takimi mes tre liderëve, teksa me Bashën ka qenë dhe […]

Gusht 30, 2023 - 14:05
 0
Sesioni i ri parlamentar, Basha takim ‘kokë më kokë’ me Shehin dhe Dukën. Ja tema e bisedës

Teksa pritet një shtator i nxehtë për politikën, kanë nisur dhe takimet informale për koordinimin opozitar. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim informal me kreun e PAA-së Agron Duka dhe kreun e LZHK-së Dashamir Shehi.

“BalkanWeb” ka siguruar foto nga takimi mes tre liderëve, teksa me Bashën ka qenë dhe deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku. Ndërkaq burimet konfirmuan takimin dhe temat e diskutuara për “BW”.

Sipas tyre, Basha ka folur me aleatët e PD-së për listat e hapura, rajonet zgjedhore, votën e emigrantëve si dhe votimin elektronik. Po kështu një nga temat e rëndësishme ka qenë dhe vettingu në politikë, një prej kërkesave të vazhdueshme të liderit demokrat.

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, në fokus të bisedës ka qenë dhe koordinimi i hapave që do të hidhen dhe qëndrimet e opozitës kundrejt maxhorancës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.