Set fotografik me barkun jashtë brenda xhamisë në Ankara, arrestohet modelja turke

Një set fotografik me barkun jashtë në xhaminë më të madhe të Ankarasë, “Kocatepe”, i ka kushtuar shtrenjtë një modeleje dhe fotografit të njohur turk Bilal Kisa. Fotot e modeles Ezgi Cebeci, të shkrepura nga Kisa kanë tërhequr kritika të ashpra nga opinioni publik në shtetin mysliman. Kryesisht modelja u sulmua nga llogaritë e nacionalistëve […]

Gusht 16, 2023 - 12:40
 0
Set fotografik me barkun jashtë brenda xhamisë në Ankara, arrestohet modelja turke

Një set fotografik me barkun jashtë në xhaminë më të madhe të Ankarasë, “Kocatepe”, i ka kushtuar shtrenjtë një modeleje dhe fotografit të njohur turk Bilal Kisa.

Fotot e modeles Ezgi Cebeci, të shkrepura nga Kisa kanë tërhequr kritika të ashpra nga opinioni publik në shtetin mysliman. Kryesisht modelja u sulmua nga llogaritë e nacionalistëve dhe islamikëve në rrjetet sociale, pasi fotografi ndau fotot e realizuara para dhe brenda xhami.

Modelja mbante një gjerdan me rruaza lutjeje islamike dhe një shami, ndërsa bluza e shkurtër i nxjerr në pah barkun, ndërsa nuk ka mbuluar as tatuazhet.

Kisa kërkoi falje të hënën, por megjithatë ai dhe modelja u arrestua nga policia e kryeqytetit turk, pasi akuzohen për “fyerje të vlerave fetare”, ndërsa ju janë konfiskuar edhe fotot.

U nis një hetim ex-officio për krimin e fyerjes publike të vlerave fetare të adoptuara nga një pjesë e publikut, për shkak të fotografive të bëra nga një regjisor i quajtur Bilal Kisa me një grua në xhaminë Kocatepe të Ankarasë dhe të publikuara në mediat sociale”, thuhej në një deklaratë të prokurorisë.

Kisa duke kërkuar falje tha se puna e tij kishte “devijuar nga qëllimi i saj“.

Ai këmbënguli se nuk kishte ndërmend të fyente Islamin apo muslimanët, por se dëshironte të sfidonte “paragjykimet e një grupi të caktuar njerëzish që ofendohen nga xhamia dhe të tregojnë se vendi ku do të gjejnë paqe është xhamia”.

I kërkoj falje kujtdo që lëndova dhe për keqkuptimin që krijova”, shkroi ai./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.