Sezoni i Artë i Mjaltit të Ri Shqiptar – Tipet dhe Llojet me Vlera më të Mira

Vlerat ushqyese të mjaltit janë të pazëvendësueshme për shëndetin dhe organizmin. Lëndinat dhe lulet e pafundme të Shqipërisë janë me famë pasi arrijnë vërtet të mundësojnë një mjaltë nga më cilësorët në Evropë. Mos harroni që mjalti i ri i bletërritësve shqiptarë, fillon të dalë në treg tani dhe deri në vjeshtë. AgroWeb.org ju këshillon […] The post Sezoni i Artë i Mjaltit të Ri Shqiptar – Tipet dhe Llojet me Vlera më të Mira appeared first on AgroWeb.

Qeshor 3, 2024 - 16:55
 0
Sezoni i Artë i Mjaltit të Ri Shqiptar – Tipet dhe Llojet me Vlera më të Mira

Vlerat ushqyese të mjaltit janë të pazëvendësueshme për shëndetin dhe organizmin.

Lëndinat dhe lulet e pafundme të Shqipërisë janë me famë pasi arrijnë vërtet të mundësojnë një mjaltë nga më cilësorët në Evropë.

Mos harroni që mjalti i ri i bletërritësve shqiptarë, fillon të dalë në treg tani dhe deri në vjeshtë.

AgroWeb.org ju këshillon të zgjidhni mjaltin artizanal të bletërritësve të mirënjohur, për të garantuar cilësinë dhe origjinalitetin e mjaltit tuaj.

Nëse e zgjidhni tek bletërritësit, ju do të dini konkretisht zonën dhe tipin e mjaltit që blini. Më poshtë AgroWeb.org ju sjell rajonet me prodhimin më të madh të mjaltit shqiptar.

Por mos harroni se mjaltë cilësor gjendet në të gjithë vendin falë pasionit të bletërritësve të përkushtuar.

Disa nga llojet më të rëndësishme të mjaltit në vend

Mjalti i Zadrimës

Zadrima në veri të Shqipërisë (rajoni i Lezhës) ka kushte të shkëlqyera klimaterike për bletarinë dhe është e përhapur në të gjithë zonën, të cilat e kanë marrë eksperiencën gjatë viteve të regjimit të shkuar.

Mjalti më i njohur është ai i sherebelës, i cili vjen nga dy zona kodrinore dhe prodhohet mes muajit maj dhe qershor.

Mjalti i Pukës

Mjalti që prodhohet në Pukë ka vlera të larta ushqyese, si pasojë dhe e natyrës dhe diversitetit të bimëve medicinale që gjenden në zonë.

Këto specifikime e pozicionojnë shumë mjaltin e Pukës në tregun e Durrësit dhe të Tiranës.

Mjalti i Malit (Tropoja/Korça)

Ky është një mjaltë që ka një reputacion të lartë në Shqipëri. Prodhimi i mjaltit është një zgjidhje për shumë ferma të vogla që ndodhen në zonat malore.

Objektivi kryesor i bletarëve të këtyre zonave është që të rrisin prodhimin, jo vetëm për tregun vendas, por edhe për eksport, duke qenë se çmimi i një mjalti të çertifikuar pothuajse dyfishohet.

Mjalti i Gështenjave nga Tropoja

Ky mjaltë mblidhet në pyjet e Tropojës, ku karakteristikat e alpeve shqiptare kontribuojnë në freskinë dhe në shijen e veçantë dhe të ëmbël të kombinuar me të hidhur.

Karakteristikë është ngjyra e thellë e këtij mjalti. Mjalti i gështenjave ka një potencial të madh suksesi në tregun e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit si dhe në tregun ndërkombëtar.

Mjalti i Himarës

Ky mjaltë mblidhet në pyjet e shpateve të Llogarasë, por edhe më tej, nga Palasë e deri në Borsh.

Bimësia e zonës, pasuria e madhe e luleve dhe aromave, kombinuar me klimën detare dhe malore, e bëjnë këtë mjaltë shumë të kërkuar në të gjithë vendin.

Mjalti i Përmetit

Njëra nga shumë vlerat e përmetarëve është krenaria e tyre dhe kujdesi për cilësinë. Mjalti është një nga shumë produktet me të cilat përmetarët mburren dhe me të drejtë.

Flora, karakteristikat gjeografike, relievi i zonës së Përmetit është një garanci cilësie, sidomos nëse përmendim Mjaltin e Malëshovës që spikat mes mjalteve të prodhuar nga bletërritësit e palodhur përmetarë.

Por sasia e prodhuar e këtij mjalti është shumë e kërkuar në të gjithë Shqipërinë dhe shitet në mënyrë të menjëhershme sapo prodhohet.

Mjalti i Maleve të Gjirokastrës

Kullotat malore të rajonit të Gjirokastrës janë një bazë e mirë natyrale që siguron një mjaltë me vlera të shëndetshme.

Mjalti i maleve dhe vargmaleve të Gjirokastrës mbulon nevojat e popullsisë përreth dhe arrin edhe tregjet e qyteteve kryesore./AgroWeb.org

Për të dalluar nëse mjalti është cilësor dhe jo fallso, AgroWeb.org ju sjell videon me këshillat më të mira se si të dalloni mjaltin e vërtetë.

The post Sezoni i Artë i Mjaltit të Ri Shqiptar – Tipet dhe Llojet me Vlera më të Mira appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.