Sfida Shqipëri-Çeki/ Nga ndalimi i flakadanëve e mbulimi i fytyrës tek sendet e forta, policia u rikujton masat tifozëve në stadium

Policia e Shtetit, në prag të ndeshjes me Çekinë, u ka rikujtuar tifozëve rregullat që duhet të zbatojnë nesër në stadium. Të nderuar tifozë dhe sportdashës që keni vendosur të ndiqni në stadium apo në mënyrë të organizuar, në lokale, ndeshjen e futbollit Shqipëri-Çeki, ju rikujtojmë se: •Jeni të detyruar të zbatoni me rigorozitet, ligjet […]

Tetor 11, 2023 - 20:10
 0
Sfida Shqipëri-Çeki/ Nga ndalimi i flakadanëve e mbulimi i fytyrës tek sendet e forta, policia u rikujton masat tifozëve në stadium

Policia e Shtetit, në prag të ndeshjes me Çekinë, u ka rikujtuar tifozëve rregullat që duhet të zbatojnë nesër në stadium.

Të nderuar tifozë dhe sportdashës që keni vendosur të ndiqni në stadium apo në mënyrë të organizuar, në lokale, ndeshjen e futbollit Shqipëri-Çeki, ju rikujtojmë se:

•Jeni të detyruar të zbatoni me rigorozitet, ligjet e shtetit shqiptar, rregullat kombëtare, ato ndërkombëtare dhe udhëzimet e autoriteteve, për pjesëmarrjen në aktivitete sportive;

•Ndalohet futja në stadiumin “Air Albania”, e flakadanëve, lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe metalike, monedhave, sendeve/produkteve për përdorim kozmetik dhe banderolave me përmbajtje raciste ose diskriminuese;

•Ndalohet mbulimi i fytyrës që bën të pamundur identifikimin e tifozit/es;

•Thyerja e ulëseve apo e pajisjeve të tjera në stadium, dëmtimi i pronës private në lokale apo në ambiente të tjera ku do të ndiqet ndeshja, si dhe prishja e qetësisë publike në sheshe apo në rrugë, janë vepra penale dhe shtetasit që do t’i kryejnë këto veprime, do të përballen me sanksionet penale, konform ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Policia e Shtetit, për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv me përmasa ndërkombëtare, ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, për respektimin e masave kufizuese për qarkullimin e automjeteve dhe të masave për hyrjen dhe qëndrimin në stadium, në mënyrë   që ky aktivitet të mbyllet pa incidente.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.