Sfidoi Putin, Komisioni Zgjedhor rus përjashton gazetaren nga gara për zgjedhjet presidenciale: Je ende e re!

Komisioni Zgjedhor rus hodhi poshtë të shtunën kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të gazetares, Ekaterina Dunţova. Kjo e fundit bën fushatë për demokracinë dhe

Dhjetor 23, 2023 - 17:26
 0
Sfidoi Putin, Komisioni Zgjedhor rus përjashton gazetaren nga gara për zgjedhjet presidenciale: Je ende e re!

Komisioni Zgjedhor rus hodhi poshtë të shtunën kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të gazetares, Ekaterina Dunţova. Kjo e fundit bën fushatë për demokracinë dhe fundin e pushtimit rus në Ukrainë, të nisur gati dy vjet më parë.

Komisioni zgjedhor e rrëzoi kandidaturën e saj me pretendimin se ka gabime në dokumentet e paraqitura për regjistrimin e kandidaturës. Kryetarja e Komisionit, Ella Pamfilova, deklaroi se institucioni njëzëri e refuzoi kandidaturën e Ekaterina Dunţova.

“Ju jeni një grua e re, e keni gjithë jetën përpara”, tha Pamfilova duke iu drejtuar gazetares.

Por gazetaraja njoftoi se do ta apelojë këtë vendim në Gjykatën e Lartë Ruse. Ekaterina Dunţova u kërkoi drejtuesve të partisë liberale të mbështesin kandidaturën e saj.

 “Nuk mund të rrimë duarkryq! Është mundësia e fundit ligjore që qytetarët të shprehin mospajtimin e tyre me politikën e ndjekur nga pushteti aktual”, u shpreh ajo./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.