Shaip Kamberi sërish deputet, shqiptarët marrin vetëm një mandat në parlamentin serb

Shqiptarët do të kenë sërish vetëm një përfaqësues në parlamentin Serb, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të së dielës. Deputeti Shaip Kamberi  arriti të

Dhjetor 18, 2023 - 15:22
 0
Shaip Kamberi sërish deputet, shqiptarët marrin vetëm një mandat në parlamentin serb

Shqiptarët do të kenë sërish vetëm një përfaqësues në parlamentin Serb, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të së dielës. Deputeti Shaip Kamberi  arriti të marë rreth 11 e 500 vota nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Pas daljes së rezultatit, Kamberi  falenderoi votusit ndërsa theksoi se mesahzi ishte i qartë.

“Një fitore e madhe e këtij koalicioni e cila nuk e ka dmth te fitorja e një mandate, por te e ardhmja jonë politike. Mesazhi është shumë i qartë. Lugina e Preshevës do bashkëpunim me Kosovën, jo konfrontim”, tha Kamberi.

Shqiptarët garuan të ndarë në zgjedhjet paramentare ku përveç Kamberit në garë ishte edhe kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, me “Alternativën Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

Arifi arriti të mbledhë vetëm 1250 vota duke mos fituar kështu asnjë mandat.

Për herë të katërt, Kamberi do të jetë zëri i vetëm i shqiptarëve në Kuvendin serb. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.