Shakira harron Pique/ Dashurohet thellësisht me aktorin e famshëm! Kjo lidhje po shqetëson miqtë e saj

Pas divorcit nga futbollisti Gerard Pique, duket se Shakira ka gjetur dashurinë e saj. Sipas mediave të huaja, këngëtarja ka nisur një histori dashurie me aktorin britanik Lucien Laviscud. Ata janë njohur gjatë xhirimit të videoklipit të këngës së re të Shakirës dhe Cardi B “Punteria”. Në këtë videoklip aktori dhe këngëtarja shihen shumë të […]

Prill 5, 2024 - 12:45
 0
Shakira harron Pique/ Dashurohet thellësisht me aktorin e famshëm! Kjo lidhje po shqetëson miqtë e saj

Pas divorcit nga futbollisti Gerard Pique, duket se Shakira ka gjetur dashurinë e saj.

Sipas mediave të huaja, këngëtarja ka nisur një histori dashurie me aktorin britanik Lucien Laviscud. Ata janë njohur gjatë xhirimit të videoklipit të këngës së re të Shakirës dhe Cardi B “Punteria”.

Në këtë videoklip aktori dhe këngëtarja shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, ku në disa skena janë aq afër sa duket sikur shkëmbejnë dhe puthje në buzë. Por jo të gjitha janë dakord me këtë lidhje.

Miqtë e Shakirës janë të shqetësuar, pasi besojnë se aktori po e përdor Shakirën për të fituar më shumë famë. Po ashtu një nga miqtë e Shakirës shprehet se ajo ka nevojë shumë për dashuri.

Kush është Lucien Laviscud? Aktori britanik njihet më së shumti për rolin e tij në serialin “Emily in Paris” në rolin e Alfie. Më pas ai ka marrë pjesë edhe në disa filma dhe seriale të tjera. Sipas mediave të huaja, Shakira është parë duke darkuar me aktorin në një restorant të njohur italian në New York. Madje fotoja e tyre ka dalë edhe në Times Square.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.